Lufta në Lindjen e mesme/ Sulmet izraelite vrasin gjatë natës pesë persona në Bregun Perëndimor

Autoritetet e shëndetësisë së Palestinës kanë raportuar se sulmet ajrore izraelite në Bregun Perëndimor kanë vrarë gjatë mbrëmjes së djeshme pesë persona.
E ndërsa Izraeli po kryen bastisje territoret palestineze, këto operacione kanë për qëllim shkatërrimin e grupeve militante dhe parandalimin e sulmeve.
Edhe Ministria e Shëndetësisë së Palestinës, konfirmoi sot (5 shtator), se sulmet Izraelite gjatë natës në qytetin Tubas, lanë të vrarë pesë persona.
Ushtria izraelite ka thënë se ka kryer tre sulme ajrore në Tubas ndaj militantëve, që tha se kanë kërcënuar ushtarët izraelitë.
Në Bregun Perëndimor është rritur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë më 7 tetor.
Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967.
Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen.
Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara.
Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite./REL
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

