“Administrata bashkohuni me popullin”/ Thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme: Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës!

Një thirrje e fortë u shpërnda nga protestuesit për tubimin e ditës së nesërme. Ndërsa revolta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 12-të, qytetarët po kërkojnë një mobilizim akoma më të madh për t’iu përgjigjur asaj që e konsiderojnë si provokim nga ana e kryeministrit.
Pasi Edi Rama njoftoi mbajtjen e një antimitingu në Sheshin “Italia” në të njëjtin orar me protestën, reagimi i sheshit ka qenë i menjëhershëm.
Organizatorët dhe qytetarët aktivë po u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që të vërshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të treguar forcën e tyre përballë asaj që e quajnë “antimiting të Ramës me administratën”.
“Nesër të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës me administratën e tij!” është kryefjala e thirrjeve që po qarkullojnë pas mbylljes së protestës së sotme.
Një vëmendje e veçantë në këto thirrje i është kushtuar punonjësve të administratës publike, të cilët sipas protestuesve, po detyrohen të dalin në shesh për të mbrojtur pushtetin.
Protestuesit kërkojnë që punonjësit e shtetit të mos përdoren si mburojë politike, por të rreshtohen krah qytetarëve që kërkojnë ndryshim.
Pjesëmarrja masive shihet si zgjidhja e vetme për të bllokuar tentativën e kryeministrit për të krijuar një imazh mbështetjeje përmes administratës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128