"Jep dorëheqjen, Rama në burg, Berisha në burg"/ Marshimi kilometrik mbërrin në “Astir”, protestuesit njëzëri: Ju erdhi fundi
"Jep dorëheqjen, Rama në burg, Berisha në burg, Ju erdhi fundi", ka pushtuar edhe periferitë e Tiranēs në ditën e 12 të protestës së madhe kundër kastës së korruptuar. Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre, nga Kryeministria dhe kanë mbërritur në “Astir”. Ndërsa pritet që të kthehen sërish drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Marshimi vijon me thirrjen “Rama jep dorëheqjen”. Një protestë që ka nisur prej 12 ditësh, dhe ka treguar si asnjëherë tjetër një qytetari dhe një vendosmëri për t’i shkuar deri në fund kësaj revolte.
Ata janë shprehur të qartë, se nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Një protestë që ka kaluar çdo pritshmëri dhe ka marrë mbështetje nga shqiptarët kudo ku janë.
Më 13 qershor është njoftuar edhe një tubim, ku thirrja i është bërë edhe Diasporës që t’i bashkohet. Mesazhet e tyre kanë qenë edhe për drejtësinë, ku kanë kërkuar hetim për kryeministrin Edi Rama.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128