Lufta në Ukrainë, mbi 42 mijë ushtarë rusë të vrarë

19 Janar 2024, 20:26 / BOTA ALFA PRESS

Lufta në Ukrainë, mbi 42 mijë ushtarë rusë të

Sot, më 19 janar, janë bërë të ditur emrat e 42.284 ushtarëve rusë të vrarë në luftën në Ukrainë.

Humbjet janë llogaritur nga faqja e internetit Mediazona dhe Shërbimi Rus i BBC-së në bashkëpunim me një grup vullnetarësh. Më shumë se 1,600 njerëz i janë shtuar numrit të vdekjeve që nga numërimi i mëparshëm i publikuar më 29 dhjetor.

Gazetarët e këtyre mediave pjesëmarrës në hetim raportojnë se në mesin e të vdekurve janë 7810 ish të burgosur të cilët janë rekrutuar për luftë nga kolonitë e burgjeve (institucionet e vuajtjes së dënimit), 5089 nga të vdekurit ishin ushtarë.

Më 19 janar, më shumë se 3,000 oficerë të ushtrisë ruse dhe forcave të tjera të sigurisë u konfirmuan të vdekur. 349 prej tyre kishin gradën kolonel e lart.

Regjistrimi i të vdekurve bëhet nga burime të hapura,– raporte nga administratat lokale, mediat masive dhe familjarët e të vdekurve, si dhe nga të dhënat nga varrezat. Shërbimi rus i BBC-së vëren se numri i të vdekurve të identifikuar në këtë mënyrë nuk pasqyron nivelin e vërtetë të viktimave.

Moska dhe Kievi nuk bëjnë të ditur humbjet në luftën në Ukrainë, duke folur vetëm për humbjet e armikut. Palët në konfliktet ushtarake priren të ekzagjerojnë sukseset e tyre dhe të minimizojnë dështimet e tyre. Hetimi,dokumentacioni nga shërbimi rus i BBC-së dhe uebsajti Mediazone, është një nga vlerësimet më të rëndësishme të pavarura të numrit të viktimave.

 

Po ndodh...