Mbi 30 viktima nga protestat e dhunshme në Nepal, ushtria merr kontrollin mbi kryeqytetin Kathmandu

10 Shtator 2025, 23:39 / BOTA ALFA PRESS

Mbi 30 viktima nga protestat e dhunshme në Nepal, ushtria merr kontrollin

Ushtria e Nepalit ka rikthyer kontrollin mbi kryeqytetin Kathmandu pas një vale dhune që përfshiu vendin dhe shkaktoi 30 viktima, largimin nga detyra të kryeministrit dhe dëmtime të rënda në ndërtesat te rendesishme, përfshirë parlamentin.

Gjatë ditëve të trazirave të kësaj jave, ushtarët patrulluan rrugët e kryeqytetit në përpjekje për të vënë në kontroll situatën, ndërsa policia raportoi se më shumë se 13,500 të burgosur janë arratisur nga burgjet në gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë e Nepalit njoftoi të mërkurën se, përveç 30 personave të vrarë në trazirat kombëtare, mbi 1,033 persona janë plagosur gjatë përleshjeve.

Makinat ushtarake të blinduara kalonin pranë rrënojave të automjeteve dhe ndërtesave të djegura në rrugët kryesisht të qeta, ndërsa oficerët përmes altoparlantëve u bënin thirrje qytetarëve për qetësi në këtë periudhë të boshllëkut politik.

 

Po ndodh...