Mijëra njerëz protestojnë në Irak kundër luftës së Izraelit ndaj Iranit
20 Qershor 2025, 16:34 / BOTA
Mijëra protestues irakianë kanë protestuar në rrugët e Bagdadit, kundër luftës që Izraeli nisi ndaj Iranit më 13 qershor. Në qytetin portual jugor të Basrës, gati 2,000 protestues u mblodhën në një bulevard, raportoi një fotograf i AFP-së.
“Kjo është një luftë e pabazë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë dashur të kontrollojnë Lindjen e Mesme”, janë shprehur protestuesit.
Izraeli dhe Irani kanë vijuar në mënyrë të pandalur sulmet ndaj njëri tjetrit këtë të premte ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme hyri në javën e tij të dytë. Raketat balistike të Iranit goditën këtë mëngjes për të dytën ditë radhazi qytetin Beer Sheva ndërsa Irani deklaroi se kishte shënjestruar parkun teknologjik i cili përdorej nga ushtria Izraelite.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
