Milaim Zeka: Valbona ka një lidhje jashtë, ka qenë 100% lojë, e njoh…

26 Mars 2025, 21:31 / SHOWBIZ ALFA PRESS

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ka qenë Milaim Zeka për të diskutuar në lidhje me situatat dhe banorët e edicionit të katër të “Big Brother VIP Albania”. Së bashku me Atalanta Kërçykun kanë komentuar dhe analizuar edhe videot më të klikuara në 24 orët e fundit.

Njerëzit që më kanë zhgënjyer më së shumti mua në këtë “Big Brother” janë Valbona të cilën e kam pasur shoqe, më ka zhgënjyer loja e saj absurditeti, dhuna, vulgariteti. Edhe Rozana, në anglisht thonë e ka dhj*rë komplet personalitetin e saj me vulgaritetin, me agresivitetin që unë nuk e kam pritur prej një femre artiste e ardhur nga një familje artistësh. Në të folur dhe në veprimet e saj çdo gjë e ka pasur vulgaritet, njeri totalisht i frustruar, totalisht zhgënjyes për mua dhe aspak model për t’u ndjekur nga fëmijët tanë. 

Milami deklaroi gjithashtu se duke qenë se e njeh Valbonën në “Big Brother Radio” ai pranoi se ish-banorja ka një lidhje jashtë dhe se e njeh djalin.

Unë guxoj të them që Valbona ka një lidhje jashtë.

Kur Atalanta e pyeti nëse Milaimi e njeh çiftin dhe nëse ka kontakt me ta, Milaimi tha:

Me çiftin jo por me Valbonën po. E di këtë që po e them, pak para se të hynte në BBV kjo e ka pasur një të dashur dhe e ka një të dashur. Edhe e njoh.

Është personazhi i njohur publik?

 Nuk ka rëndësi, tani e pret apo jo janë  gjëra që njeriu e pret dikë të dashur tek stacioni i autobusit, dikush tek  treni, dikush në aeroport. 

E gjitha kjo që ka krijuar Valbona ka qenë një lojë sipas tij?

Vetëm kjo e Valbonës është 100 % lojë. Unë nuk them se Laerti e ka kuptuar lojën e Valbonës por agresiviteti, vulgariteti, arroganca dhe budallallëku në fund i Valbonës është rezultat i asaj që ajo e di që ka dikë jashtë dhe dikush po e pret nga jashtë.