Miliarderi Jeff Bezos uron Trump për fitoren: Kthim i jashtëzakonshëm politik!

6 Nëntor 2024, 20:47 / BOTA ALFA PRESS

Miliarderi Jeff Bezos uron Trump për fitoren: Kthim i
Multimiliarderi amerikan Jeff Bezos ka uruar për fitoren presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump.

Në urimin e bërë me anë të një postimi në “X”, Bezos shprehet se asnjë komb nuk ka mundësi më të mëdha se Amerika, ndërsa i uron suksese presidentit Trump “në udhëheqjen dhe bashkimin e Amerikës”.

“Urime të mëdha për Presidentin tonë të 45-të dhe tani të 47-të për një rikthim të jashtëzakonshëm politik dhe një fitore vendimtare. Asnjë komb nuk ka mundësi më të mëdha. Duke uruar @realDonaldTrump suksese në udhëheqjen dhe bashkimin e Amerikës që të gjithë e duam”, shkruan Jeff Bezos në X.

Po ndodh...