Ministria e Jashtme e Rusisë: Deklaratat e admiralit të NATO-s për një “sulm parandalues” janë të papërgjegjshme!

1 Dhjetor 2025, 17:52 / BOTA ALFA PRESS

Ministria e Jashtme e Rusisë: Deklaratat e admiralit të NATO-s

Rusia njoftoi sot se deklaratat e komandantit të lartë ushtarak të NATO-s, se aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA-të mund të jetë duke marrë në konsideratë një “sulm parandalues”, janë jashtëzakonisht të papërgjegjshme dhe përbëjnë një përpjekje që çon në përshkallëzim.

Admirali Giuseppe Cavo Dragone i tha Financial Times se NATO po shqyrton forcimin e përgjigjes së saj ndaj luftës hibride të zhvilluar nga Rusia dhe tha se një “sulm parandalues” mund të konsiderohet një “veprim mbrojtës”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, theksoi se deklaratat u perceptuan nga Moska si “një hap jashtëzakonisht i papërgjegjshëm, i cili tregon gatishmërinë e aleancës për të vazhduar lëvizjen drejt përshkallëzimit”.

“Ne shohim në këtë një përpjekje të qëllimshme për të minuar përpjekjet për të kapërcyer krizën ukrainase”, tha Zakharova. “Ata që bëjnë deklarata të tilla duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet dhe pasojat e mundshme, përfshirë edhe për vetë anëtarët e aleancës”, theksoi ajo.

Po ndodh...