Misteri i rrëzimit të avionit “Belle Air” në Brazil, gjenden dy kutitë e zeza

Ende nuk ka informacione se çfarë e shkaktoi aksidentin në Sao Paulo, Brazil, ku mbetën të vdekur të paktën 61 persona. Kështu ka thënë linja ajrore “Voepass”, sipas “CNN”.
“I gjithë ekipi ka qenë kompetent. Jemi duke pritur për qasje në të gjitha komunikimet mes pilotit dhe ndërtesës së kontrollit për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur”, tha Eduardo Busch, drejtor i Voepass.
Busch ka thënë se aeroplani ka pasur dy kuti të zeza – pajisje që ruajnë të dhënat e fluturimit, të ndërtuara për t’u bërë ballë përplasjeve dhe se ka dy laboratorë shumë të kualifikuar për t’i analizuar ato.
“Në njërën anë, është e mundur të marrim të dhëna nga regjistruesi, por në anën tjetër, ka shanse që për shkak të madhësisë së aksidentit, regjistruesit janë dëmtuar, duke e bërë të pamundur qasjen në të dhënat e regjistruara”, ka thënë Busch.
Ndërkohë të gjithë pasagjerët që kanë qenë në bordin e aeroplanit që u rrëzua të premten, kanë pasur dokumente braziliane.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

