Mori një dhuratë me vlerë 40 milion euro në bitcoin, jep dorëheqjen ministri çek i Drejtësisë
Ministri çek i Drejtësisë dha dorëheqjen pas dhuratës prej 40 milionësh euro në bitcoin nga një ish-i dënuar për trafik droge për ministrinë e tij.
Ministria e mori këtë shumë nga një burrë që kishte vuajtur një dënim me katër vjet burg për abuzim, trafik droge dhe posedim të paligjshëm të armëve. Ky burrë u lirua nga burgu katër vjet më parë.
Ministria më pas i shiti kriptovalutat në ankand, duke mbledhur rreth 40 milionë dollarë euro. Origjina e kriptomonedhave është e panjohur, por Blazek argumentoi se gjykatat nuk kanë provuar kurrë se ato vijnë nga aktivitet kriminal.
"Nuk jam në dijeni të ndonjë paligjshmërie. Por nuk dua të dëmtoj reputacionin e koalicionit qeverisës", tha ai në një postim në platformën X.
Autoritetet po hetojnë abuzimin me pushtetin dhe pastrimin e parave. Blazek, 56 vjeç, është anëtar i partisë së krahut të djathtë ODS të kryeministrit Petr Fiala, kreut të koalicionit qeverisës të qendrës së djathtë që nga viti 2021.
Opozita kërkoi dorëheqjen e ministrit pasi skandali u bë i ditur të mërkurën. Fiala komentoi se është i bindur se Blaze veproi "me mirëbesim" dhe se e konsideron dorëheqjen e tij "një akt përgjegjësie".
Republika Çeke po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë. Lëvizja opozitare ANO e ish-kryeministrit miliarder Andrej Babis kryeson në sondazhe me rreth 30%, ndërsa ODS vjen e dyta me 20%.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
