Moti i keq në Berat dhe Devoll, evakuohen disa banorë
21 Nëntor 2025, 20:53 / BOTA

Për shkak të reshjeve të dendura, disa zona në Berat dhe Devoll janë përballur me përmbytje gjatë ditës së sotme. Në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, pesë persona janë larguar nga banesat e tyre, ndër ta një 100-vjeçare.
Në Devoll, reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në fshatin Progër. Një 75-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është raportuar e humbur dhe dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit. Deri më tani nuk ka konfirmim për vendndodhjen e saj dhe kërkimet janë në vazhdim.
Reshjet e shiut dhe moti i keq pritet të vazhdojnë edhe gjatë orëve të ardhshme, duke rritur rrezikun për zonat e përmbytura.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128