Muri i Berlinit/ Pse u krijua? Rëndësia politike dhe ndarja e madhe, faktet dhe bashkimi në 1989

9 nëntori shënon këtë vit 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit në Gjermani. Në këtë datë të rëndësishme bota kujton ngjarjen që ndryshoi historinë dhe që i hapi rrugën ribashkimit të Gjermanisë pas 41 vitesh ndarjeje.
Bashkim që u bë më 3 tetor të vitit 1990, një vit më vonë nga rënia e Murit që ndante Gjermaninë në dy pjesë.
Konflikti Perëndim-Lindje përfundoi. 9 nëntori 1989 shënon një ditë me rëndësi të veçantë për historinë e Gjermanisë dhe të Evropës. “E pabesueshme” ishte fjala që dëgjohej më shpesh atë natë, kur qytetarëve të Gjermanisë Lindore iu hapën krejt papritur kufijtë. Në fakt muaj më parë ishin zhvilluar demonstrata kundër regjimit totalitar të shtetit RDGJ. Mijëra njerëz kishin hyrë në ambasadën e Gjermanisë Perëndimorë dhe të disa vendeve të tjera duke kërkuar azil politik. E çara e parë në Murin e Berlinit solli shembjen e plotë të sistemit të sëmurë.

Por si, kur dhe pse u krijua Muri i Berlinit?!
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në katër zona ushtarake: franceze, britanike, amerikane dhe sovjetike. Këtë fat pati edhe qyteti i Berlinit. Natyrisht, nën thundrën e sovjetikëve, nga viti 1945 deri në vitin 1961, rreth tre milion njerëz u larguan nga Gjermania Lindore për të shkuar drejt perëndimit të lirë, të sigurtë se do të gjenin një jetë më të mirë.
Mendja e sëmurë e komunistëve shpiku ndërtimin e një muri, për të ndalur largimin e gjermano-lindorëve, duke u bërë kështu simbol i mungesës së lirisë së tyre.
Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria u dha urdhër më shumë se 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetën 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor.

10 mijë kilometra tela u shtrinë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit Perëndimor.
Ndërtimi i murit përfundoi me 24 gusht 1962. Muri u përforcua herë pas here dhe deri në vitin 1989 ai u bë një kulçedër me 45 mijë blloqe betoni, 259 qen kufiri dhe 302 kulla vëzhgimi.
Edhe pse muri u ndërtua, 5000 vetë arritën të arratisen drejt Gjermanisë Perëndimore, por rreth 300 vetë u vranë duke u përpjekur për një jetë më të mirë për ta dhe familjen e tyre.
Rënia e Murit të Berlinit
Në janar të vitit 1989 filluan revolucionet demokratike në Poloni dhe Hungari. Pas vetëm dy muajsh, në mars të vitit 1989, qeveria komuniste polake dhe qeveria komuniste hungareze u dorëzuan, duke ia lënë vendit qeverive demokratike.
Edhe në Gjermaninë Lindore banorët donin t`i jepnin fund sundimit 51-vjeçar komunist. Të nxitur nga revolucionet në vendet afër tyre, ata filluan protesta masive në maj të 1989 derisa, në 9 Nëntor 1989, qeveria e Gjermanisë Lindore lajmëroi që banorët e tyre mund ta vizitonin Gjermaninë Perëndimore. Ky lajm u prit me festime të mëdha në të dyja anët dhe 170.000 banorë të Gjermanisë Lindore e kaluan murin brenda 24 orëve pas këtij lajmi.
Në 1990, njerëz euforikë dhe patriotë filluan të thyenin murin me gurë dhe me mjete të tjera rrethanore.Qeveria e Gjermanisë Perëndimore vuri në dispozicion të banorëve ekskavatorë dhe buldozerë për ta mbaruar më shpejt rrëzimin e këtij muri famëkeq.
Edhe pse muri ishte prishur, Gjermania Lindore nuk u bashkua zyrtarisht me Gjermaninë Perëndimore në 3 Tetor 1990, që është edhe festa kombëtare e Gjermanisë, pasi ky shtet ngeli i ndarë për 51 vjet.

Fakte rreth Murit të Berlinit
Gjatësia totale e murit përreth Berlinit Perëndimor ishte 156.4 kilometra. Nga këto 43.7 kilometra, ishte vija kufitare që ndante lindjen dhe perëndimit e qytetit.
Muri i Berlinit, ishte pjesë e një kufiri shumë më të madh. Kufiri i brendshëm gjerman, ishte në fakt 1400 kilometra i gjatë.
Muri i Berlinit ndërpreu në mes 12 linja metroje, hekurudhore, dhe 193 sgemente rrugore.
Secila nga pjesët prej betoni të Murit të Berlinit ishte 3.6 metra e lartë, dhe peshonte 2.75 ton.
Përgjatë murit u vendosën 186 kulla vrojtimi. Ai ruhej nga 11.500 ushtarë gjermano-lindorë, të cilët përdornin 484 qen kufiri.
5075 gjermanë nga Berlini Lindor, u arrastisën me sukses drejt pjesës perëndimore, duke e kapërcyer murin apo çarë atë.
Rreth 100.000 gjermanë të tjerë, u arratisën nga pjesa tjetër e Gjermanisë Lindore.
Republika Federale e Gjermanisë (Gjermania Perëndimore), bleu shumë të burgosur politikë të burgosur nga burgjet e Republikës Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore).
574 ushtarë të Gjermanisë Lindore, që kishin për detyrë të ruanin murin, dezertuan vetë drejt Berlinit Perëndimor.
Rojet kufitare qëlluan me armë 1709 herë gjithësej, gjatë përpjekjeve për arratisje. Ata vranë më shumë se 100 persona dhe plagosën 200 të tjerë.
Gjatë viteve të ekzistencës së murit, në seksione të veçanta pati 37 tentativa për ta rrëzuar atë me dinamit.
Viktima e parë ishte Ida Sikman. Më 22 gusht 1961, 9 ditë pas fillimit të ndërtimit të murit, ajo u përpoq të hidhej nga banesa e saj në Bernauer Strase për të kaluar në Berlinin Perëndimor, por u rrëzua keqazi, dhe vdiq për shkak të plagëve të marra.
Viktima e fundit ishte Vinfried Fraudenberg. Inxhinieri elektrik, vdiq ndërsa po përpiqej të arratisej më 8 Mars 1989, përmes një balone me ajër të nxehtë. Pak pasi kishte kapërcyer me sukses murin, balona u rrëzua dhunshëm përtokë në Berlinin Perëndimor. Fraudenberg u plagos për vdekje.
Më 3 Prill 1989, autoritetet komuniste anuluan urdhrin për pushkatimin e atyre që tentonin të arratiseshin.
Më 22 dhjetor 1989, trupat kufitare hapën zyrtarisht vendkalimin kufitar në Portën e Brandenburgut./Alfapress.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


