Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ikona e NBA, Jerry West
12 Qershor 2024, 17:55 / BOTA

Jerry West, një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e NBA-së, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
West vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles me gruan Karen që iu gjend pranë në çastet e fundit të jetës.
West, silueta e të cilit përdoret për logon e NBA-së, ishte një All-Star çdo sezon të karrierës së tij 14-vjeçare, të gjitha me Lakers, dhe i ndihmoi ata të fitonin një kampionat në vitin 1972.
Ai shënoi mesatarisht 27 pikë, 6.7 asistime dhe 5.8 top në tabelë në karrierën e tij.
West, i cili ka një statujë jashtë arenës së Lakers dhe numri 44 i të cilit është tërhequr nga skuadra, ishte pjesë e ekipit të parë të All-NBA 10 herë, 10 herë në ekipin e mbrojtësve më të mirë, ndërsa ishte shënuesi më i mirë i NBA në sezonin 1969-1970.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


