"Ndërron jetë Vuçiç!"/ Njoftimi i vdekjes me foton e presidentit shokon serbët

Kreu i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar që ‘urgjentisht’ të identifikohen krijuesit e një posteri për njoftimin e vdekjes me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Departamenti i krimeve të teknologjisë së lartë është urdhëruar të identifikojë personin/at që kanë shpërndarë këtë “njoftim vdekjeje” në rrjetet sociale. Përfaqësuesit e partive të mazhorancës në Serbi kanë dënuar publikimin e “njoftimit të vdekjes” së rreme me imazhin e Presidentit të Serbisë, që është shpërndarë në grupin në Facebook “Për një Mlladenoc më të mirë”.
“Këto veprime paraqesin vepër penale që ndiqet nga detyra zyrtare dhe duhet të sanksionohen në përputhje me ligjin”, tha kryeprokurori.
Situata politike në Serbi është shfaqur ‘e trazuar’ që pas zgjedhjeve të dhjetorit, fituar nga Vuçiç dhe vëna në diskutim nga shumë raporte ndërkombëtare. Opozita serbe ka kundërshtuar rezultatin dhe ka organizuar disa herë protesta brenda dhe jashtë sallës së parlamentit.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


