Përse po “shkundet” Ilir Metaj? Sekretari i Partisë së Lirisë zbulon arsyen

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj është shfaqur tepër aktiv së fundmi dhe i angazhuar me aktivitete sportive, si ushtrime në palestër apo ecje në natyrë.
I ftuar në “abc”, sekretari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari ka thënë se ky është një mesazh i Metajt, i cili po përgatitet për betejën e ardhshme elektorale.
Sakaq, ai ka theksuar se kjo betejë kërkon energji pozitive, që Metajn e karakterizon.
“Për mua nuk bën ndonjë risi, zoti Metaj është vetë natyra sportiv dhe kur ka qene president i republikës ka promovuar turizmin malor.
Është përgatitja e tij fizike, por sigurisht që ka dhe një mesazh për t’u përballur me betejën e ardhshme elektorale kërkon një përgatitje dhe një energji pozitive që Zoti Metën e karakterizon”, tha Brahimllari.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



