“Ne e dimë rrezikun”- Presidentja e KE: Nuk përjashtohet mundësia e ndalimit të TikTok-ut në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen la të nënkuptohet se ndalimi i TikTok në Bashkimin Evropian mbetet një opsion, gjatë një diskutimi dje në mbrëmje në Maastricht.
Von der Leyen shtoi se Komisioni ishte institucioni i parë në mbarë botën që kishte ndaluar TikTok në telefonat e korporatave te bllokut.
“Ne e dimë saktësisht rrezikun e TikTok-ut”, shtoi ajo.
Von der Leyen nuk u shfaq në cilësinë e saj si presidente e Komisionit në Maastricht, por si kandidatja kryesore e Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë.
TikTok po përballet me një hetim të veçantë – për dështimet e supozuara për të mbrojtur të miturit.
Sipas Ligjit të Shërbimeve Dixhitale (DSA), Komisioni mund të urdhërojë pezullimin e përkohshëm të një shërbimi në çdo rast.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

