Negociatat për Qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut/ VMRO-DPMNE: Po komunikojmë me koalicionin shqiptar VLEN!

Festat e fitoreve zgjedhore zgjedhore përfunduan. Nisin kontaktet që duhet të rezultojnë me negociata formale se cila forcë tjetër politike përvec VMRO-DPMNE-së do të jetë pjesë e Qeverisë së re.
VMRO-DPMNE-ja nuk ka fshehur se kontaktet e para tashmë janë realizuar me koalicionin VLEN.
“Në këtë moment mund të konfirmoj se kemi komunikime vetëm me përfaqësues të VLEN. Si do të zhvillohet situata, besoj se do të përshpejtohet dinamika, diku rreth inaugurimit të presidentes së re”, tha Timço Mucunski – nënkryetar VMRO-DPMNE-së.
Nënkryetari I VMRO-DPMNE-së, nuk e quan Frontin Evropian fitues tek shqiptarët. Në skenë sërish do të del retorika zgjedhore, nëse Mickoski me Google Maps duhet ta kërkojë Reçicën e Vogël.
“Me siguri ka shumë lokacione që në të ardhmen duhet t`i kërkojë Ministri Bekteshi, por jam I bindur se në Google Maps nuk do të kërkojë as Rrugën e Ilindenit e as lokacionet e cilit do organ tjetër shtetëror”, tha Timço Mucunski.
Të enjten është takuar edhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe ka konstatuar “konturat e kornizës” në bazë të së cilës do të zhvillohen negociatat me partitë tjera. Bëhet fjalë për shtet të fuqishëm ekonomik, front kundër krimit dhe korrupsionit si dhe realizimi i interesit strategjik për integrime evroiane, përmes dialogur dhe përmbushjes së parimeve.
Shifrat flasin se VMRO-DPMNE me 58 dhe VLEN me 13 mandate kanë shumicë komode prej 71 deputetëve, por cështja mbetet nëse negociatat do të përfundojnë vetëm me VLEN-in, pasi, sipas Mickoskit do të bisedohet me të gjitha partitë e bllokut opozitar, para së gjithash me Lëvizjen “Znam” të Dimitrievskit, që fitoi 6 mandate./tvklan.mk
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



