Nëntë persona humbin jetën në Zanzibar, ja arsyeja e pazakontë
11 Mars 2024, 08:44 / BOTA

Tetë fëmijë dhe një grua kanë vdekur pasi hëngrën mish të breshkave të detit në arkipelagun e Zanzibarit.
Skynews ka raportuar të dielën se në spital janë shtruar 78 persona pasi u ushqyen me këtë lloj mishi, që në brigjet e Afrikës Lindore thuhet se përgatitet me delikatesë.
Por, ngrënia e breshkave të detit të kontaminuara mund të shkaktojë kelonitoksizëm, një lloj helmimi i rrallë ushqimor që mund të shkaktojë vdekjen. Haji Bakar, zyrtar i spitalit në Mkoani ka njoftuar se pacientët kishin ngrënë mish të martën.
Autoritetet kanë bërë thirrje të shmanget ky mish.
Zanzibari shtrihet 35 kilometra nga brigjet e Afrikës lindore-qendrore.
Ai është pjesë e Republikës së Bashkuar të Tanzanisë dhe numëron mbi 700 mijë banorë.
-
-
-
Tetë shenja që mund të jenë simptoma të diabetit
11 Mars, 07:59
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


