Alis këndon "Nan" për Shqipërinë, ngjitet në skenë me aktoren Rajmonda Bulku, kërkon votat për të hyrë në finale

14 Maj 2026, 23:26 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Alis këndon "Nan" për Shqipërinë, ngjitet në

I trembëdhjeti, Alis u ngjit në skenën e festivalit Europian për të kënduar këngën ‘Nan’ përfaqësuese e Shqipërisë në Eurosong Contest 2026. Kënga ‘Nan’ sjell një mesazh emocional dhe të fuqishëm mbi figurën e nënës në familjen shqiptare, duke ndërthurur motive moderne me elemente autentike shqiptare, dhe për ta personifikuar më mirë këtë në skenë u ngjit aktorja e njohur Rajmonda Bulku e cila ishte veshur me veshje popullore.

Alis duhet të marrë votat për t’u kualifikuar në spektaklin e së shtunës, ku do të interpretojnë më të mirët.

Nën drejtimin e prezantuesve Victoria Sëarovski dhe Michael Ostroëski, 15 shtete të tjera, mes tyre edhe Shqipëria luftojnë për 10 vendet e mbetura në Finalen e Madhe të së shtunës. Kjo finale do të përcaktojë përfundimisht se ku do të udhëtojë trofeu dhe organizimi i festivalit në vitin 2027.

Rregullat dhe oraret për Kodin 13

Për të votuar për Alis, duhet të dërgoni SMS me tekstin: 13 në numrat përkatës të shtetit ku jetoni.

Dritarja hapet menjëherë pas performancës së fundit (sipas skaletës, rreth orës 22:30 – 22:45) dhe qëndron e hapur për vetëm 15 minuta. Votat jashtë këtij orari nuk llogariten.

Çdo numër celulari mund të dërgojë deri në 10 SMS.

Po ndodh...