Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kishin fituar pothuajse kontrollin e plotë të hapësirës ajrore iraniane.
Ai tha se operacionet ushtarake u kryen në koordinim me Uashingtonin dhe me mirëkuptimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me shkallën e kërcënimit që paraqet Irani për Izraelin dhe bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi.
“Ekzistonte rreziku që Irani të sulmonte objektivat amerikane në rajon dhe Izraelin i pari, dhe për këtë arsye, ne vendosëm të vepronim të parët”, tha Netanyahu.
Ai shtoi se Izraeli ishte bërë një fuqi rajonale, duke thënë se ky ndryshim kërkonte “guxim, iniciativë dhe marrjen e rreziqeve”. Netanyahu vuri në dukje se ky kishte qenë një objektiv kryesor i qeverisë së tij që kur Hamasi kreu masakrën e 7 tetorit.
“Siç premtova dy ditë pas 7 tetorit, ne po e ndryshojmë fytyrën e Lindjes së Mesme. Por nuk është vetëm fytyra e Lindjes së Mesme, është edhe vetja jonë. Iniciativa dhe veprimet tona të papritura po e ndryshojnë në mënyrë dramatike ekuilibrin e fuqisë midis armikut tonë dhe nesh”, tha ai.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128