Njihuni me 25 shtetet me përqindjen më të lartë të muslimanëve

Islami është feja e dytë më e madhe pas krishterimit.
Në botë Islami ka 1.62 miliard pasues, që përbëjnë mbi 23% e popullsisë së botës.
Kjo është feja dominuese në Lindjen e Mesme, në Horn të Afrikës, në Afrikën veriore, dhe në disa pjesë të Azisë.
Edhe në gadishullin ballkanik ka shtete me popullsi shumicë muslimane ku bën pjesë dhe Shqipëria dhe po ashtu Kosova dhe Bosnja me një % të lartë.
Këto të dhëna të marra nga deklarimet e shteveve, nuk është doemos numri i praktikantëve, por të atyre që deklarohen myslimanë.
Myslimanët besojnë se Kurani është fjala e Zotit, e shpallur njerëzimit përmes profetit Muhammed.
Ata gjithashtu ndjekin mësimet dhe veprimet (të njohura si synnetet) e Muhammedit, të shënuara në përmbledhje tradicionale të quajtur hadith.
Fjala "mysliman" rrjedh nga arabishtja (مسلم muslim), që do të thotë "ai i cili i nënshtohet Zotit".
Religjioni
80–90% Islami Synit
10–20% Islami Shi'i
~1% Tjetër tradita Islame (p.sh. Kuranizmi dhe Ibadi)
Gjuhët
Liturgjike:
Arabishtja Kuranore
Të zakonshme:
Urdu, Arabishtja standarde moderne, Indonezianishtja, Bengalishtja, Gjuhët turkike, Gjuha perse dhe gjuhë të tjera në Botën Muslimane.
Praktikat fetare të myslimanëve janë të renditura në Pesë Shtyllat e Islamit, që, përveç shehadetit, përmban dhe të falurit e përditshëm (namazi), agjërimin gjatë muajit islam të Ramazanit, dhënien e lëmoshës (zeqati) dhe pelegrinazhin në Mekë (haxhi), të pakët një herë në jetë.
25 shtetet me % më të madhe të fesë islame
1.Maroku 99.9% / Popullsia 32.3 milionë banorë
2.Afganistani 99.8%/ Popullsia 29 milionë
3.Tunizia, 99.8%/ Popullsia, 10,3 milionë
4.Irani, 99.6%/ Popullsia 74.8 milionë
5.Saharaja Perëndimore 99.6%/ Popullsia, 500 mijë banorë
6.Mauritania, 99.2%/ Popullsia 3.3 milionë
7.Jemeni, 99%/ Popullsia 24 milionë
8.Texhikistani, 99%/ Popullsia 7 milionë
9.Iraku, 98.9%/ Popullsia 31.1 milionë
10.Jordani, 98.8%/ Popullsia 6.3 milionë
11.Mayotte, 98.8/ 200 mijë banorë
12.Turqia, 98.6%/ Popullsia 74.6 milionë
13.Somalia, 98.6%/ Popullsia 9.2 milionë
14.Maldivet, 98.4%/ 310 mijë banorë
15.Azerbajxhani, 98.4%/ Popullsia, 8.7 milionë.
16.Nigeri, 98.3%/ Popullsia 15.4 milionë (Jo Nigeria)
17.Comoros, 98.3%/ Popullsia, 670 mijë
18.Algjeria, 98.2%/ Popullsia,
34.7 milionë
19.Palestina, 97.5%/ Popullsia, 4.2 milionë
20.Arabia Saudite, 97.1%/ Popullsia, 25.4 milionë.
21.Xhibuti, 97%/ Popullsia, 850 mijë banorë
22.Libia, 96.6%/ Popullsia, 6.3 milionë
23.Uzbekistani, 96.5%/Popullsia, 26.8 milionë
24.Pakistani, 96.4%/ Popullsia, 178 milionë banorë
25.Gambia,95.3%/ Popullsia, 1.6 milionë/Alfapress.al
-
-
-
Plan për atentat në Shkup ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti
10 Shkurt, 13:45
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



