
Nuk ka qetësi Santorini/ Dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 4.4 dhe 4.5 ballë "shkundin" vendin

Tërmeti më i fortë për ditën e sotme është regjistruar pak minuta më parë në jugperëndim të Arkesinit, Amorgos. Mësohet se pasditen e sotme rreth orës 17:17 një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter ka rënë në Amorgos. Lajmin e konfirmoi Instituti Gjeodinamik në Greqi.
Thellësia fokale u regjistrua në 12.5 km dhe vendndodhja e saktë ishte 20 km në jugperëndim të Arkesinit, Amorgos. Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte i dyfishtë, pasi një minutë para këtij tërmeti ishte ndjerë një lëkundje në orën 17:16. Tërmeti i parë ishte 4.4 ballë i shkallës Rihter me thellësi fokale 15.1 km.
Aktiviteti sizmik nuk ka të ndalur në Santorini, ndërsa tërmetet që i afrohen 5 ballë të shkallës Rihter po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët, shkencëtarët dhe autoritetet. Fenomeni po monitorohet nga afër nga shkencëtarët të cilët nuk mund të thonë me siguri nëse do të pasojë një tërmet më i madh dhe kur toka do të pushojë së dridhet.
Sipas drejtorit të Institutit Gjeodinamik të Athinës, Vasilis Karastathis tha se aktiviteti sizmik është “thjesht me origjinë tektonike”, duke përjashtuar mundësinë që të jetë rezultat i aktivizimit vullkanik. Megjithatë, ai tregon se ky është një fenomen që mund të zgjasë edhe me muaj.
Michel Paulato, një studiues në Imperial College London dhe anëtar i një ekipi shkencor që botoi një studim mbi vullkanin nënujor të Colombo në tetor 2022, duket qetësues në lidhje me mundësinë e “zgjimit” të vullkanit të ishullit. Shkencëtari thekson se nuk ka gjasa që vullkani Columbo të shpërthejë në të ardhmen e afërt, por nënvizon se ka shqetësime se aktivitet sizmike mund të çojë në lëkundje më të mëdha.
-
SHBA kundërshton pjesëmarrjen e Hezbollahut në qeverinë libaneze
7 Shkurt, 18:31 -

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128