OKB: Gratë dhe fëmijët e Gazës kërkojnë ushqim nëpër mbeturina
Grupe të mëdha grash dhe fëmijësh në Gaza po gërmojnë mbeturinat në kërkim të ushqimit, tha kreu i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Territoret e Pushtuara Palestineze, Ajith Sunghay.
“Unë jam veçanërisht i shqetësuar për urinë. Kërkimi për nevojat themelore të jetës është bërë i përditshëm, një luftë për mbijetesë,” tha Sunghay në Gjenevë përmes lidhjes video nga Jordania, raportoi Reuters.
Sunghay theksoi se OKB-ja nuk ka qenë në gjendje të dërgojë ndihma në veri të Gazës, ku, sipas tij, ende jetojnë rreth 70,000 njerëz, sepse autoritetet izraelite po ndalojnë autokolonat humanitare.
Ai ka vizituar kampet e refugjatëve ku jetojnë personat e shpërngulur së fundmi nga pjesët veriore të Gazës dhe kushtet e jetesës, siç theksoi ai, janë “të tmerrshme”, me mungesë ushqimi dhe kushte të këqija sanitare.
“Është e qartë se ndihma e madhe humanitare nevojitet, por ajo nuk po arrin. Është shumë e rëndësishme që autoritetet izraelite ta bëjnë të mundur,” tha Sunghay, por nuk specifikoi herën e fundit që ndihma e OKB-së mbërriti në Gazën veriore.
-
Skandal, polici në Maqedoninë e Veriut heq flamurin shqiptar
29 Nëntor, 23:15 -
Hezbollahu e cilëson si fitore hyjnore armëpushimin me Izraelin
29 Nëntor, 23:08
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128