
Opozita hodhi flakadanë dhe gaz lotsjellës në Kuvendin e Serbisë, reagon Vuçiç: Përgjegjësit të dalin para ligjit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas trazirave që shpërthyen sot në Kuvendin e Serbisë, ku pati përplasje të ashpra mes opozitës dhe qeverisë. Gjatë seancës plenare, deputetët e opozitës hodhën flakadanë, gaz lotsjellës, vezë dhe objekte të tjera, duke shkaktuar kaos në sallë.
Vuçiç e cilësoi këtë si një ditë të vështirë për Serbinë dhe kërkoi që përgjegjësit të mbajnë llogari ligjore për veprimet e tyre.
“Kjo është një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët e Serbisë. Jemi dëshmitarë të një situate të paprecedentë në 35 vitet e fundit, që nga krijimi i sistemit shumëpartiak. Ajo që ndodhi është sjellje huligane dhe akt i dhunshëm. Kërkoj që organet e drejtësisë të veprojnë dhe përgjegjësit të dalin para ligjit,” u shpreh presidenti serb.
Ai gjithashtu foli për deputetët që pësuan lëndime gjatë incidenteve, duke veçuar rastin e Sonja Ilić, një ligjvënëse në muajin e tetë të shtatzënisë. “Sanja Iliq është në gjendje të mirë. Pavarësisht gjithçkaje, fëmija i saj do të lindë shëndoshë e mirë,” tha Vuçiç.
Gjatë protestës në Kuvend, deputetët e opozitës ndezën mjete piroteknike që prodhuan tym të kuq dhe të zi, si dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej: “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin.”
Seanca e sotme plenare përfshinte diskutimin mbi ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë, një çështje që ka shkaktuar protesta të shumta studentore në Serbi. Këto protesta nisën pas shembjes tragjike të një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën disa persona.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128