“Të gjithë duan të më shkarkojnë apo jo?”, Guardiola nuk përmbahet pas eliminimit: Një ditë do vij këtu dhe do them “mirupafshim djema”

18 Mars 2026, 10:02 / SPORT ALFA PRESS

“Të gjithë duan të më shkarkojnë apo jo?”,

“A do të ndiheshit i kënaqur po ta linit Sitin vetëm me një fitore në Ligën e Kampioneve?”.

Kjo ishte një nga pyetjet e para që iu bë Pep Guardiolës në konferencën pas ndeshjes ndaj Real Madrid që dekretoi eliminimin e Mançester Sitit nga Liga e Kampioneve. Dhe trajneri spanjoll e pat të vështirë të përmbahej.

Të gjithë duan të më shkarkojnë, apo jo?”, tha fillimisht ai duke qeshur. “Një ditë do të vij këtu dhe do të them “mirupafshim, djema”. Por unë jam ende këtu, me një vit tjetër në kontratën time. Ke të drejtë, duhet të fitoj gjashtë trofe të Ligës së Kampioneve që të njihem. Patjetër.

Në sezonin tim të parë këtu, më pyetët: “A do ta fitoni Ligën e Kampioneve?”. Ne morëm 100 pikë në Premier Ligë. Përsëri “A do ta fitoni Ligën e Kampioneve?”. Në fund, e fituam. Tani, pse nuk kemi fituar pesë ose gjashtë?”, ishte kundërsulmi i tij ndaj mediave.

“U përpoqëm. Kemi qenë në finale të tjera, në gjysmëfinale. Për fat të keq, në dy edicionet e fundit, u eliminuam, por në këtë klub u përpoqëm ta ngrinim pak nivelin në Ligën e Kampionëve dhe nëse nuk ia dalim, nuk është gjë e mirë. Do të doja të kisha ndjesinë që ka Madridi. Nëse nuk e fiton Ligën e Kampioneve, është një dështim. Ky është presion.

Pep është një dështim, ai nuk e fiton Ligën e Kampioneve, por kjo është në rregull. Kjo nuk është pritshmëria e Mançester Sitit, për ata është, Me kalimin e kohës, ndoshta do të arrijmë atje”, tha Guardiola.

 

Po ndodh...