E ndjera u pengua, zbardhet dinamika e aksidentit me vdekje në Tiranë
18 Mars 2026, 11:17 / AKTUALITET

Shoferi i autobotit, Arjan Bilani i cili u përfshi në aksidentin e një ditë më parë ku viktimë mbeti një 72-vjeçare është arrestuar nga policia.
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë ka rezultuar se viktima, Athina Bushi është penguar dhe më pas është përplasur në gomën e pasme të autobotit.
72-vjeçarja Athina Bushi ndërroi jetë në vendngjarje.
Aksidenti fatal ndodhi paraditen e së martës rreth orës 10:30 minuta në bulverdin “Gjergj Fishta”, pranë Gjykatës së Tiranës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
