Xhuana Nikolli u vetëhelmua pas dhunës së ish bashkëshortit, reagon vjehrra: S’mund të flas dot! Dua të respektoj të ndjerën që është atje ku s’duhet të ishte

18 Mars 2026, 12:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Xhuana Nikolli u vetëhelmua pas dhunës së ish bashkëshortit,

Vdekja e 25-vjeçares Xhuana Nikolli nga Lezha, e cila i dha fund jetës disa ditë më parë në një banesë në Tiranë, duke konsumuar fostoksinë, ka tronditur opinionin publik.

Në kërkim është shpallur nga policia ish bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të resë dhe e ka çuar drejt vetëvrasjes. Kanë qenë familjarët e vajzës që denoncuan në polici ish burrin e saj, duke e akuzuar se ka dhunuar në mënyrë brutale me të dhe se ajo kishte hematoma dhe dëmtime të rënda në trup.

Së fundmi, është raportuar nëpër media se edhe ish vjehrra ka ushtruar dhunë ndaj saj. Ajo ka folur shkurtimisht për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, duke theksuar se nuk mund të flasë sepse do të respektojë 25-vjeçaren.

“Më vjen keq por nuk mund të flas dot. Nuk mund të flas dot se dua të respektoj të ndjerën që është atje ku nuk duhet të ishte”, deklaroi ajo.

Më herët, për emisionin foli edhe i ati i të ndjerës. Ai tha se çështjen ia kanë lënë në dorë drejtësisë, duke shtuar se telefonata e fundit e të bijës ka qenë me të ëmën në mëngjes para se të ndodhte ngjarja.

Po ndodh...