Dje i shpëtoi policisë, gjenden sërish armë dhe municion luftarak në banesën e 48-vjeçarit në Krujë

18 Mars 2026, 13:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dje i shpëtoi policisë, gjenden sërish armë dhe municion

Municion luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës janë gjetur në oborrin e banesës së shtetasit Ylli Zalla në Krujë.

Kjo nuk është hera e parë që 48-vjeçarit, i gjenden armë.

Në nëntor të vitit 2025, në Zall, të Fushë Krujës u zbuluar një arsenal armësh shpërthyese, armë zjarri me municione.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim, Y. Z., gjetën në oborr, një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës.

Sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, ndërkaq, vijon puna për kapjen e shtetasit Y. Z.

 

Po ndodh...