“Doli Gimbo, gjynah”, GJKKO vendos sot për dosjen e saj, Kryemadhi batuta me gazetarët për Big Brother!

18 Mars 2026, 11:01 / POLITIKË ALFA PRESS

“Doli Gimbo, gjynah”, GJKKO vendos sot për dosjen e saj,

GJKKO do të vendosë sot nëse do të kalojë apo jo për gjykim dosjen në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurve të tjerë.

Kryemadhi u shfaq sot në dyert e GJKKO me një kafe në dorë dhe nuk i kurseu batutat e zakonshme me gazetarët lidhur me zhvillimet në Big Brother VIP ku tanimë është opinioniste dhe për filmin e realizuar së fundmi.

"Doli Gimbo, gjynah, djalë i bukur. Ju pëlqeu filmi, ja të shohim tani se çfarë vendimi do japi gjyqtarja. Ju falenderoj për këtë kalvar intervistash, por do shihemi njëherë në muaj", u shpreh mes të tjerash Kryemadhi. 

 

Po ndodh...