Opsion kyç për buxhetin evropian, BE planifikon taksë për kompanitë me xhiro mbi 50 milionë euro

11 Korrik 2025, 23:17 / BOTA ALFA PRESS

Opsion kyç për buxhetin evropian, BE planifikon taksë për

Një nga opsionet që po shqyrtohet në Bruksel për të mbushur arkën e përbashkët të Bashkimit Evropian është vendosja e një takse të re mbi kompanitë e mëdha që operojnë në tregun evropian.

Mediat ndërkombëtare pranë selisë së BE-së raportojnë se kjo masë është pjesë e diskutimeve për shpenzimet kapitale në kuadër të buxhetit të ardhshëm të bllokut.

Sipas Financial Times, propozimi synon të përfshijë të gjitha kompanitë që realizojnë një xhiro neto vjetore mbi 50 milionë euro — shumë që llogaritet pas zbritjes së subvencioneve dhe taksave — pavarësisht nëse selia e tyre ndodhet apo jo në një vend të BE-së.

Parashikohet të zbatohet një “sistem i shkallëzuar”, i cili do të detyronte grupet me të ardhura më të larta të kontribuojnë më shumë në arkën e përbashkët.

Megjithatë, për të hyrë në fuqi, kjo taksë kërkon mbështetjen unanime të 27 vendeve anëtare, një proces që historikisht ka qenë kompleks për çështjet fiskale në union.

Propozimi vjen në një moment kur BE-ja përballet me presione të shumta buxhetore dhe me nevojën për të rritur investimet në tranzicionin e gjelbër, mbrojtjen, dhe konkurrueshmërinë teknologjike.

 

Po ndodh...