Pak javë pasi mori detyrën, kryeministri i ri i Kanadasë pritet të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme! Ja kur parashikohen të zhvillohen votimet

20 Mars 2025, 17:04 / BOTA ALFA PRESS

Pak javë pasi mori detyrën, kryeministri i ri i Kanadasë pritet

Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney, do të shpallë të dielën mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 prill, tha një burim qeveritar për AFP të enjten.

Pasuesi i Justin Trudeau, i cili mori detyrën javën e kaluar, po udhëheq një qeveri të pakicës dhe po kërkon të fitojë shumicën në Parlament me Partinë e tij Liberale, në një kohë kur vendi është tronditur nga tensionet me Shtetet e Bashkuara.

Partia Liberale në pushtet po mbështetet në përvojën e Carney si bankier qendror për të siguruar kanadezët përballë një lufte tarifore me Shtetet e Bashkuara, e cila kërcënon të tronditë ekonominë.

60-vjeçari Carney, pa përvojë në politikë dhe që nuk ka shërbyer kurrë si deputet apo ministër, po thirret të bëjë fushatë nën hijen e kërcënimeve të Trump.

Presidenti amerikan, i cili filloi një luftë tregtare me fqinjin e tij duke vendosur tarifa, vazhdon të përsërisë se “e vetmja gjë logjike që Kanadaja të bënte, do të ishte bashkimi me SHBA”.

Kërcënimet e Trump kanë dominuar skenën politike kanadeze prej javësh dhe pritet të jenë në qendër të fushatës së ardhshme zgjedhore.

 

 

Po ndodh...