Pas arrestimit të Nicolás Maduro, Venezuela mbyll burgun famëkeq El Helicoide

31 Janar 2026, 11:22 / BOTA ALFA PRESS

Pas arrestimit të Nicolás Maduro, Venezuela mbyll burgun

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, njoftoi shpalljen e një amnistie të përgjithshme dhe mbylljen e qendrës famëkeqe të paraburgimit El Helicoide, pak javë pas operacionit amerikan që çoi në arrestimin e presidentit Nicolás Maduro.

Duke folur para Gjykata Supreme e Venezuelës, Rodríguez deklaroi se qeveria do t’i paraqesë parlamentit një projektligj për amnisti, i cili përfshin periudhën e konflikteve politike nga viti 1999 deri më sot. Sipas saj, masa synon “shërimin e plagëve të konfliktit politik” dhe rikthimin e bashkëjetesës kombëtare.

Ajo konfirmoi gjithashtu se burgu El Helicoide, i cilësuar nga opozita dhe organizatat e të drejtave të njeriut si një qendër ku janë mbajtur të burgosur politikë, do të mbyllet dhe do të shndërrohet në një qendër sociale, kulturore dhe sportive.

Autoritetet venezueliane pretendojnë se janë liruar mbi 800 të burgosur politikë. Megjithatë, organizata joqeveritare Foro Penal e kundërshton këtë shifër, duke raportuar 383 lirime dhe rreth 711 persona që ende ndodhen në burgje.

Po ndodh...

ide