Plani amerikan/ Trump i zhgënjyer me Zelensky-n: Nuk ka lexuar ende propozimin e paqes
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të marrë sot të gjitha dokumentet e planit të paqes, ndërsa do të informohet edhe për detajet e dialogut që ekipi i tij ka zhvilluar me zyrtarët amerikanë.
Lajmi u konfirmua nga kryenegociatori ukrainas, Rustem Umerov, i cili njoftoi përmes një postimi në Telegram se ekipi i Kievit në bisedimet e fundit në SHBA ka synuar të marrë “informacion të plotë” mbi diskutimet që Uashingtoni ka zhvilluar me Moskën, si dhe mbi draftet aktuale të propozimeve.
Sipas tij, objektivi mbetet i pandryshuar: gjetja e një rruge të përbashkët me partnerët ndërkombëtarë për t’i dhënë fund luftës.
“Së bashku me të gjithë partnerët, duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për një fund dinjitoz të kësaj lufte”, theksoi Umerov.
Trump sulmon Zelenskyn: Nuk e ka lexuar ende propozimin e paqes
Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar publikisht Zelenskyn, duke e akuzuar se “nuk e ka lexuar” ende propozimin amerikan për paqe, i cilësuar si baza e negociatave mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës.
“Jam i zhgënjyer që Presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin”, deklaroi Trump gjatë një aktiviteti në Uashington, duke shtuar se teksti është diskutuar si me presidentin rus Vladimir Putin, ashtu edhe me Kievin.
Trump shtoi më tej se propozimi mund të favorizojë Moskën. “Kjo i shërben Rusisë… Rusia do të preferonte të merrte të gjithë vendin, por nuk jam i sigurt nëse i shërben Zelensky-t”.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
