Plani i BE për rritje ekonomike mbledh liderët e Ballkanit në Shkup! I pranishëm edhe Rama

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. Takimi do të mbahet sot, ndërsa kryeministri Edi Rama dhe liderët e tjerë u mblodhën nga kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçeski në një darkë informale.
Nga Kosova, po merr pjesë kryeministri AlbinKurti, ndërsa nga Serbia presidenti Aleksandër Vuçiç. Po ashtu të pranishëm janë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo.
Takimit i janë bashkuar edhe ndihmës Sekretarin Amerikan i Shtetit, James O'Brien dhe Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian dhe zyrtarë të tjerë.
Samiti rajonal fillon në orë 09:00, ndërsa në fund pritet edhe një konferencë e liderëve me përfaqësuesit e BE.
Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro. Pagesat është thënë se do të ekzekutohen vetëm pas përmbushjes së reformave të diskutuara.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


