Presidenti Erdogan emëron kreun e ri të Bankës Qendrore të Turqisë pas dorëheqjes së Erkan

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan emëroi Fatih Karahan në krye të Bankës Qendrore (BQ) të vendit, duke zëvendësuar bankieren amerikane Hafize Gaye Erkan, sipas një njoftimi në Gazetën Zyrtare.
Karahan, një ish-ekonomist i Fed-it të Nju Jorkut, ka qenë zëvendësguvernator që nga korriku.
Disa orë përpara zëvendësimit të saj, Erkan njoftoi dorëheqjen e saj të papritur, duke përmendur raportet e fundit për sjellje të pahijshme në bankë.
Erkan tha në platformën X, dikur Twitter, se do të jepte dorëheqjen për të mbrojtur familjen dhe “fëmijën e saj të pafajshëm”.
Në janar, e përditshmja “Sözcü”, e cila është kritike ndaj qeverisë, citoi një punonjëse të bankës qendrore të thoshte se ajo ishte shkarkuar gabimisht nga banka nga babai i Erkan.
Ndërsa ajo u kritikua për ndërhyrjen e dyshuar të familjes në punët kryesore bankare, Erkan i mohoi akuzat.
Erkan, e emëruar në qershor, është gruaja e parë që mban këtë post. Ajo rriti normën bazë të interesit në 45% nga 8,5%.
Ekspertët e tregut e mirëpritën politikën si një përpjekje për të rifituar besimin e investitorëve ndërsa Turqia luftonte inflacionin e lartë ne nivele rekord dhe zhvlerësimin e lirës.
Ministri i Financave, Mehmet Shimşek u zotua të premten se dorëheqja e Erkan nuk do të ishte fundi i politikave ekonomike ortodokse. Erkan ishte guvernatorja e pestë që nga viti 2018.
Erdogan ka shkarkuar edhe katër guvernatorë të mëparshëm, duke ngritur pikëpyetje për pavarësinë dhe besueshmërinë e bankës në sytë e investitorëve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




