Presidenti Pendarovski pranon humbjen e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Shkup – Kandidati për President, Stevo Pendarovski ka pranuar humbjen dhe i uroi punë të suksesshme kandidates nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ndërkohë që akuzoi BDI-në e cila ka bërë thirrje për bojkot.
Pendarovski me këtë rast tha se pavarësisht rezultatit, ai ka ndërgjegjen e pastër dhe pyeti nëse edhe ata të cilët thirrën në bojkot kanë ndërgjegjen e pastër, shkruan Zhurnal.mk.. “E dimë se ka disa raporte për disa parregullsi, por këtë ua lemë organeve kompetente që të mos mbetet asnjë njollë ndaj procesit zgjedhor. I uroj fituesve, u dëshiroj sukses në punë gjatë katër viteve, gjegjësisht 5 viteve të ardhshme.
Koncepti imë për një Maqedoni multietnike të integruar në strukturat euroatlantike nuk gjeti mbështetje tek votuesit, megjithatë unë mbetem në qëndrimin se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë prosperuese. Megjithatë ndërgjegjja ime është e pastër. Por nuk e di nëse e kanë ndërgjegjen e pastër edhe ata të cilët thirrën në bojkot“, deklaroi Stevo Pendarovski, kandidat për president.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

