Programi bërthamor, Irani: Do të hollojmë uraniumin nëse SHBA heq sanksionet

Irani ka deklaruar se është i gatshëm të hollojë uraniumin e pasuruar në nivele të larta, nëse Shtetet e Bashkuara heqin të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Teheranit.
Deklarata u bë nga kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami, pas rifillimit të bisedimeve mes dy vendeve për programin bërthamor iranian.
Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Eslami u shpreh se mundësia e hollimit të uraniumit të pasuruar në 60% varet drejtpërdrejt nga heqja e plotë e sanksioneve nga ana e SHBA-së.
Para sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane në qershor 2025, Irani kishte arritur nivelin e pasurimit të uraniumit në 60%, shumë mbi kufirin prej 3.67% të parashikuar nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e cila nuk është më në fuqi.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128