Projekti për shërbimin ushtarak të ultra-ortodoksëve nxit krizën në qeverinë izraelite

Një krizë e afërt mbi rekrutimin e hebrenjve ultra-ortodoksë në ushtrinë izraelite, po kërcënon të minojë qeverinë e Izraelit dhe të ndajë vendin, sipas BBC.
Opinioni publik mbi këtë çështje ka ndryshuar në mënyrë dramatike në Izrael pas dy vitesh lufte, dhe tani ky është rreziku më shpërthyes politik me të cilin përballet kryeministri Benjamin Netanyahu.
Ligjvënësit, aktualisht po shqyrtojnë një projektligj për t’i dhënë fund përjashtimit të rekrutimit të hebrenjve ultra-ortodoksë të regjistruar në studime fetare me kohë të plotë, të themeluar kur u shpall Shteti i Izraelit në vitin 1948.
Ky përjashtim u shpall i paligjshëm nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Izraelit pothuajse 20 vjet më parë.
Marrëveshjet e përkohshme për ta vazhduar atë u përfunduan zyrtarisht nga gjykata vitin e kaluar, duke e detyruar qeverinë të fillonte rekrutimin e komunitetit.
“Rreth 24 000 njoftime rekrutimi u lëshuan vitin e kaluar, por vetëm rreth 1 200 rekrutë ultra-ortodoksë – ose Haredi – u paraqitën për detyrë”, sipas dëshmisë ushtarake të dhënë ligjvënësve.
Tensionet po shpërthejnë në rrugë, me ligjvënësit që tani po diskutojnë projektligjin e ri për të detyruar burrat ultra-ortodoksë të hyjnë në shërbim ushtarak së bashku me hebrenjtë e tjerë izraelitë.
Dy politikanë “haredi” u vunë në shënjestër këtë muaj nga disa protestues ekstremë ultra-ortodoksë, të cilët kanë kundërshtuar ligjin e propozuar.
Javën e kaluar, një njësi speciale e Policisë Kufitare iu desh të shpëtonte oficerët e Policisë Ushtarake të cilët u vunë në shënjestër nga një turmë e madhe burrash “haredi” ndërsa përpiqeshin të arrestonin një të dyshuar për shmangie të rekrutimit ushtarak.
Këto arrestime kanë nxitur krijimin e një sistemi të ri mesazhesh të quajtur “Black Alarm” për të përhapur shpejt lajmin nëpër komunitetet ultra-ortodokse dhe për të thirrur protestuesit për të parandaluar arrestimet.
Nxitja për të rekrutuar më shumë ultra-ortodoksë shkaktoi gjithashtu një protestë të gjerë nga dhjetëra mijëra burra “haredi” në Jerusalem muajin e kaluar – me çështjen që shihet nga shumë vëzhgues – si pjesë e një konflikti më të gjerë rreth identitetit të shtetit hebre dhe vendit të fesë brenda tij.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
