Prokuroria përfundon hetimin e parë për tragjedinë me 62 viktima në Koçan

Prokuroria në Maqedoninë e Veriut e ka përfunduar hetimin për tragjedinë në klubin e natës “Puls” në Koçan, në të cilin humbën jetën 62 persona mes të cilëve 6 të mitur, ndërsa rreth 200 të tjerë u lënduan.
Kryeprokurori, Lupço Kocevski, ka njoftuar se nuk dihet se sa do të jetë numri i të akuzuarve, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që për disa të ndërpritet hetimi.
Në 15 ditët e ardhshme, mbrojtja e të dyshuarve mund të dorëzojë prova të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga Prokuroria, ndërsa pas kalimit të këtij afati do të ngritet akuzë.
Harku kohor i hetimit, përfshin periudhën prej vitit 2012 kur është hapur diskoteka e deri në mëngjesin e kobshëm të 16 marsit të këtij viti.
Në këtë hetim, deri më tani janë të përfshirë 45 persona fizik dhe 3 juridik, mes të cilëve pronari joformal i diskotekës Dejan Jovanovski, pjesëtarët e stafit të sigurimit të objektit, dy anëtarë të grupit muzikor “DNK”, të cilët mbrëmjen tragjike kanë performuar.
Më tej, tre ish kryetarë të Komunës së Koçanit, duke përfshirë edhe kryetarin në kohën kur ndodhi tragjedia Lupço Papazov, katër ish ministra të Ekonomisë, konkretisht Kreshnik Bekteshi, Driton Kuçi, Bekim Neziri dhe Valon Saraçini.
Gjithashtu, drejtorët që kanë shërbyer në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, duke filluar nga Shaban Saliu, Adnan Xhaferovski, Bekim Maksuti dhe Xhevat Selami. Në mesin e të dyshuarve janë edhe ish drejtorët e Inspektoratit të Tregut Goran Trajkovski dhe Viktor Demerxhiev.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





