Protestat e dhunshme në Beograd dhe Novi Sad, autoritetet serbe bëjnë bilancin: Janë arrestuar 37 persona dhe janë plagosur 42 policë

15 Gusht 2025, 16:15 / BOTA ALFA PRESS

Protestat e dhunshme në Beograd dhe Novi Sad, autoritetet serbe

Në Beograd dhe Novi Sad, të enjten mbrëma, përsëri janë shënuar incidente gjatë protestave kundër Qeverisë serbe, të cilat u thirrën nga studentët që prej muajsh po bllokojnë institucionet e arsimit të lartë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se në protestat janë arrestuar 37 persona.
Ai tha se në protestat e 14 gushtit ka ndodhur “një nga sulmet më të ashpra ndaj policisë në vitet e fundit”.

Sipas tij gjatë protestave, ku përdorën, gurë, mjete piroteknike, e gjësende të tjera të forta, janë lënduar 42 policë.

Ai tha se në protestën në Beograd kishte rreth tre mijë pjesëmarrës dhe disa mijëra njerëz në të gjithë vendin.

Nuk u përmend brutaliteti policor apo se policia shkaktoi ndonjë incident, policia duhej të përdorte mjete adekuate për të zmbrapsur sulmin ndaj policisë”, tha Daçiç.

Po ndodh...

ide