Putin përgëzon djalin e Khameneit pas zgjedhjes si lider i ri suprem i Iranit: Jam i bindur që do ta mbash me nder trashëgiminë e babait tënd

Presidenti rus Vladimir Putin i ka shkruar Mojtaba Khameneit, për ta përgëzuar për marrjen zyrtarisht të detyrës si lider i ri Suprem i Iranit, sipas Kremlinit.
“Në një kohë kur Irani po përballet me agresion të armatosur, qëndrimi juaj në këtë pozicion të lartë padyshim kërkon guxim dhe përkushtim të madh. Jemi të bindur se ju do ta mbani me nder trashëgiminë e babait tuaj dhe do ta bashkoni popullin iranian përballë sprovave të rënda”, shkroi presidenti.
Putin më pas përsëriti “mbështetjen e vazhdueshme të Moskës për Teheranin dhe solidaritetin me miqtë tanë iranianë”, ndërsa shtoi se Rusia “ka qenë dhe do të mbetet një partner i besueshëm i Republikës Islamike”.
Kujtojmë se Rusia po ndihmon Repiublikën Islamike në luftën e Iranit duke ofruar informacione mbi objektivat ushtarake amerikane, sipas disa personave të njohur me raportimet e inteligjencës amerikane mbi këtë çështje.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
