Putin refuzon negociatat?! Urdhri i fundit: Të përgatitemi për vazhduar luftën në Ukrainë edhe gjatë dimrit

1 Dhjetor 2025, 22:48 / BOTA ALFA PRESS

Putin refuzon negociatat?! Urdhri i fundit: Të përgatitemi për

Pavarësisht përpjekjeve të SHBA për të ndërmjetësuar në shuarjen e konfliktit Rusi-Ukrainë, Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se Moska duhet të jetë e përgatitur për të vazhduar luftimet edhe gjatë dimrit.

Presidenti Vladimir Putin e bëri këtë deklaratë gjatë një vizite në një qendër komanduese të trupave të angazhuara në konfliktin në Ukrainë.

"Putin ka falënderuar komandantët dhe personelin e formacioneve për veprimet e suksesshme dhe ka vendosur objektivin për t’u garantuar forcave ruse gjithçka që u nevojitet për të zhvilluar veprime ushtarake gjatë periudhës së ardhshme dimërore."-bëri me dije Kremlini.

Po ndodh...