
Qëllohet për vdekje ish-bashkëpunëtori i Donald Trump

4 Shkurt 2024, 19:46 / BOTA
Mike Gill, ish-bashkëpunëtor dhe anëtar i administratës së Donald Trump është qëlluar për vdekje pasi një grabitës po tentonte t’i vidhte makinën.
Sipas mediave vendase, Gill, i cili shërbeu si shef i stafit në Komisionin e Tregtisë së të Ardhmes së Mallrave (CFTC), ishte në makinën e tij kur një grabitës hyri brenda mjetit me armë dhe e qëlloi atë.
Policia identifikoi si të dyshuar një 28-vjeçar, i cili tentoi të vidhte një automjet tjetër rreth një orë më vonë dhe më pas, iu afrua qytetarëve të tjerë dhe u kërkoi çelësat. Sulmuesi 28-vjeçar u qëllua për vdekje nga policët pak kohë më vonë.
Gruaja e Gill, Christina, e dha lajmin për vdekjen e burrit të saj për FOX 5 DC.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!
Nga Ermal Peçi!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
Nga Preç Zogaj

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128