Raketat drejt Turqisë/ Erdogan paralajmëron Iranin: Po i hedhin benzinë zjarrit

9 Mars 2026, 17:58 / BOTA ALFA PRESS
Raketat drejt Turqisë/ Erdogan paralajmëron Iranin: Po i hedhin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, duke deklaruar se pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga Ankaraja, Irani po vazhdon të ndërmarrë hapa të gabuar dhe provokues.

Duke folur pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, kreu i shtetit turk theksoi se prioriteti kryesor i vendit mbetet mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe stabiliteti i qytetarëve turq.

“Qëllimi ynë kryesor është ta mbajmë vendin tonë larg këtij zjarri. Garantimi i sigurisë së Turqisë dhe paqes së 86 milionë qytetarëve tanë është prioriteti më i madh në këtë proces. Nuk duam që as edhe një fije floku e qytetarëve tanë të dëmtohet”, deklaroi Erdo?an.

Presidenti turk shtoi se, ndërsa disa aktorë në rajon po “i hedhin benzinë zjarrit” duke nxitur destabilizim, Turqia po përpiqet të luajë një rol stabilizues për të frenuar përhapjen e konfliktit dhe për ta shuar atë nëse është e mundur.

Sipas tij, pavarësisht paralajmërimeve të sinqerta nga Ankaraja, Irani vazhdon të ndërmarrë hapa që rrisin tensionet në rajon.

“Ne nuk duhet të lejojmë që marrëdhëniet tona vëllazërore të dëmtohen. Përpjekjet tona për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit janë të qarta”, u shpreh ai.

Erdogan theksoi gjithashtu se Turqia do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në koordinim me NATO dhe me aleatët e tjerë, duke marrë masat e nevojshme për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e saj.

Po ndodh...

ide