Rasti Epstein ‘djeg’ edhe Hollywood-in/ Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosjet e reja mbi Jeffrey Epstein, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, kanë shkaktuar tronditje të forta në botën e artit.
Emra të njohur nga muzika dhe kinemaja shfaqen në fotografi ose në mesazhe email-i të shkëmbyera nga i dënuari për krime seksuale kundër të miturve, dimensionet e të cilave shkaktojnë shock dhe neveri.
Rasti ka pasur ndikim të madh tek reperi dhe producenti i njohur Jay Z. Emri i tij përmendet në dëshminë e një viktime anonime, e cila tha se, pasi ishte droguar dhe më pas abuzuar seksualisht, kur rifitoi vetëdijen, kishte parë Jay Z dhe producentin e filmave Harvey Weinstein në dhomë me të. Ky zbulim ka goditur imazhin publik të çiftit Jay Z – Beyonce, të cilët nuk u shfaqën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, vetëm pak orë pasi dosjet e Epstein u bënë publike. Ndjekësit e tyre në rrjetet sociale u ulën me miliona brenda 24 orëve.
Emri i aktorit Leonardo DiCaprio përmendet të paktën tre herë në email-et e publikuara të Epstein. Në qershor 2009, Epstein i shkroi politikanit britanik Lord Peter Mandelson për të kërkuar mbështetje nga DiCaprio për projektet e tij. Email-e të tjera mes Epstein dhe guru-t të mjekësisë alternative Deepak Chopra përmendin rregullimin e një takimi midis DiCaprio-s dhe Woody Allen, i cili ishte pjesë e rrethit të ngushtë të Epstein. Megjithatë, informacionet nga rrethi i ngushtë i aktorit tregojnë se DiCaprio nuk e kishte takuar Epsteinin dhe nuk kishte dijeni për krimet e tij.
George Clooney përmendet gjithashtu në dosjet e Epsteinit. Në janar 2010, ndërsa Epstein dyshohet të ishte në Kopenhagen, ai shkruante: “Tani e di që Kopenhageni ka vajza interesante…” dhe Mandelson i përgjigjej: “A mund të kem një muzë njësoj si George Clooney?”
Ndër personazhet e tjerë të përfshirë janë, Mick Jagger, i cili shihet në një foto midis Epsteinit dhe ish-presidentit Bill Clinton.
Edhe për Michael Jackson, ka prova dhe foto që e përfshijnë me Epstein. Kevin Spacey, i akuzuar në 2017 për ngacmim seksual dhe i cili humbi karrierën për shkak të këtyre rasteve. Dosjet e reja mbi Epstein po shkaktojnë një tronditje të jashtëzakonshme në botën e artit dhe showbiz-it, duke përfshirë emra nga muzika dhe kinemaja që dikur konsideroheshin të pacenuar.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128