
Rriten eksportet e armëve nga Turqia, vendi renditet i 11-ti në botë

Eksportet globale të armëve nga Turqia u rriten nga 0.8 për qind në 2015-2019 në 1.7 për qind në 2020-24, duke shënuar një ndryshim të madh prej 103 për qind, sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).
Turqia renditet eksportuesi i 11-të më i madh i armëve në botë që nga viti 2024, thuhet në raportin e SIPRI të publikuar më 10 mars.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë tregu më i madh për eksportet turke të armëve me 18 për qind, e ndjekur nga Pakistani me 10 për qind dhe Katari me 9.9 për qind.
Spanja ishte furnizuesi më i madh i armëve për Turqinë me një peshë prej 34 për qind në importet totale të armëve të vendit. Italia dhe Gjermania ishin furnizuesit e dytë dhe të tretë më të mëdhenj me 24 për qind dhe 18 për qind, respektivisht.
Shtetet e Bashkuara konsoliduan pozicionin e tyre si eksportuesi kryesor i armëve në botë, duke zënë 43 për qind të eksporteve globale. Franca, përbënte 9.6 për qind, sipas SIPRI.
Importet evropiane të armëve në përgjithësi u rritën me 155 për qind midis të njëjtave periudha, pasi shtetet iu përgjigjën pushtimit rus të Ukrainës dhe pasigurisë mbi të ardhmen e politikës së jashtme të SHBA-së.
Vendet e NATO-s në Evropë dyfishuan importet e tyre të armëve në pesë vitet e fundit, më shumë se 60 për qind e të cilave ishin blerje të armatimit të SHBA.
“Shifrat e reja të transfertave të armëve pasqyrojnë qartë riarmatimin që po ndodh midis shteteve në Evropë në përgjigje të kërcënimit nga Rusia,” tha Mathew George, drejtor programi me Programin e Transferimeve të Armëve SIPRI.
Ukraina u bë importuesi më i madh në botë i armëve kryesore në periudhën 2020–24, me importet e saj që u rritën gati 100 herë krahasuar me 2015–19.
Të paktën 35 shtete dërguan armë në Ukrainë pas pushtimit të plotë të Rusisë në vitin 2022, dhe dërgesa të tjera të konsiderueshme janë në gatishmëri. Ukraina mori 8.8 për qind të importeve globale të armëve në 2020-2024.
Shumica e armëve kryesore të furnizuara në Ukrainë erdhën nga SHBA (45 përqind), e ndjekur nga Gjermania (12 përqind) dhe Polonia (11 përqind).
India ishte importuesi i dytë më i madh i armëve në botë, me importet e saj që pasqyronin kërcënimet e perceptuara si nga Kina ashtu edhe nga Pakistani. Megjithatë, importet e saj u ulën me 9.3 për qind ndërmjet viteve 2015–19 dhe 2020–24.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128