Rritet fluksi i emigrantëve në Kretë, autoritetet greke shtojnë kontrollet e patrullimet në Mesdhe

Ishulli i Kretës po përballet me një valë të re mbërritjesh emigrantësh vendet e Afrikës Veriore. Vetëm në 24 orët e fundit, rreth 286 emigrantë kanë mbërritur në brigjet jugore të ishullit me gomone dhe mjete të vogla lundruese. Autoritetet greke paralajmërojnë se Kreta rrezikon të kthehet në pikën kryesore të hyrjes drejt BE-së, ndërsa organizatat humanitare ngrenë alarmin për rritjen e rrezikut të tragjedive në Mesdhe.
Ishulli i Kretës po përballet me një valë të re mbërritjesh nga emigrantët, kryesisht Libia dhe vende të tjera të Afrikës Veriore.
Sipas raportimeve,rreth 286 emigrantë kanë mbërritur vetëm në 24 orët e fundit në brigjet jugore të ishullit me gomone dhe mjete të vogla lundruese.
Roja bregdetare greke ka zhvilluar disa operacione shpëtimi pranë zonës së Kali Limenes dhe Hersklionit, ku emigrantët janë transportuar më pas në qendra të përkohshme pritjeje.
Shumë prej tyre kanë deklaruar se udhëtimi nga brigjet e Libisë ka zgjatur më shumë se dy ditë dhe është kryer në kushte tepër të rrezikshme.
Autoritetet Greke shprehen të shqetësuara se Kreta po kthehet në pikën kryesore të hyrjes së emigrantëve drejt Bashkim Europian, pas forcimit të kontrolleve në Detin Egje.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, mijëra persona kanë mbërritur në Ishull vetëm gjatë muajve të parë të vitit 2026.
Ministri grek për ccështjet Detare, Vasilis Kikilias, deklaroi se qeveria do të shtojë patrullimet detare, përdorimin e dronëve dhe personelin e rojës bregdetare për të kontrolluar situatën.
Ndërkohë, organizatat humanitare paralajmërojnë për rrezikun e shtimit të viktimave në Mesdhe, pasi shumë prej mjeteve lundruese janë të amortizuara dhe të mbingarkuara.
Vetëm pak muaj më parë, dhjetëra emigrantë humbën jetën pas fundosjes së një varkë pranë brigjeve të Kretës.
Ekspertët e emigracionit parashikojnë se gjatë verës flukset mund të rriten edhe më tej, për shkak të kushteve më të favorshme të motit dhe krizave të vazhdueshme në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128