Santorini nuk gjen “qetësi”, goditet sërish nga tërmetet

7 Shkurt 2025, 16:05 / BOTA ALFA PRESS

Santorini nuk gjen “qetësi”, goditet sërish nga

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vizitoi sot në ishullin e Santorinit, aktualisht në gjendje krize pasi një tufë tërmetesh  që po godet arkipelagun e Cyclades që nga e shtuna sipas raportimit të agjencisë greke të lajmeve “Ana Mpa”.

Sipas kryeministrit, në ishull ekziston mundësia e një rrëshqitje dherash. Mitsotakis ofroi 3 milionë euro për ndërtimin e një porte në Santorini.  Rreth 12.000 mijë persona janë larguar nga ishulli.

Ndërkohë një tërmet i ri me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00, 227 km në juglindje të Athinës.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit është vendosur në zonën detare 23 km në jugperëndim të Arkesinit pranë ishullit Amorgos.

Gjithashtu këtë natë lëkundje të tjera janë regjistruar në rajonin e Achaea, Elis dhe në zonën Etolia-Acarnania.

 

Po ndodh...