SHBA-ja dhe Irani drejt rrugës së paqes, mediat zbulojnë: Ja ku do të firmoset marrëveshja e armëpushimit

Një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të konkretizohet shumë shpejt.
Sipas raportimit të Axios, ceremonia për nënshkrimin e një “memorandumi mirëkuptimi” mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të zhvillohet brenda ditëve të ardhshme në Gjenevë të Zvicrës.
Raporti thekson se katër avionë transportues ushtarakë amerikanë të tipit C-17 u nisën dje drejt Evropës, duke transportuar materiale dhe pajisje të nevojshme për një vizitë të mundshme të nivelit të lartë në qytetin zviceran.
Sipas burimeve të cituara nga Axios, përgatitjet lidhen me një udhëtim të mundshëm të zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance, i cili është caktuar nga presidenti Donald Trump si përfaqësuesi që do të firmosë marrëveshjen paraprake me Iranin.
Trump kishte deklaruar më herët se marrëveshja është “praktikisht e përfunduar” dhe se nënshkrimi mund të ndodhë gjatë fundjavës në Evropë. Ai gjithashtu bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë personalisht në ceremoni, duke ia besuar këtë mision zëvendëspresidentit Vance.
Megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Teherani apo Uashingtoni për datën e saktë të ceremonisë, lëvizjet logjistike të raportuara nga mediat amerikane po shihen si një sinjal i qartë se palët po afrohen drejt formalizimit të marrëveshjes.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128